Gara me makina Formula 1 po zhvillohet sipas planit në Bahren, pavarësisht nga protestat e dhunshme kundër këtij aktiviteti luksoz që organizon familja që sundon vendin.
Masat e sigurisë janë shtuar përreth fshatrave shiite, për të parandalur protestat që ka në plan të organizojë opozita gjatë kohës kur zhvillohet Formula 1.
Mbreti Hamad bin Isa Al-Kalifa ka thënë se do të ndjekë garat e makinave dhe është zotuar të kryejë reforma në mbretëri.
Por protestat për një qeveri të dalë nga zgjedhjet dhe për të drejta të barabarta janë intensifikuar që kur familja mbretërore e sektit suni nuk hoqi dorë nga planet për zhvillimin të aktivitetit sportiv.