Lidhje

Tensione në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit


Tensione në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit
Tensione në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit

Zyrtarët pakistanezë thanë se shpërthimi i një bombe në afërsi të kufirit afgan ka vrarë të paktën 35 persona dhe ka plagosur mbi 60 të tjerë, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës në disa muaj.

Lënda shpërthyese u aktivizua sot, në një treg në rajonin fisnor Khyber në një zone ku vendosen makinat e përdorura nga milicët pro-qeveritarë. Zyrtarët besojnë se bomba ka qënë me telekomandë.

Megjithëse askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, zyrtarët thanë se ky lloj sulmi është taktikë e zakonshme e grupeve militante në veriperëndimin e trazuar të vendit.

Që nga viti 2007, militantët islamikë – disa me lidhje me al-Kaidën- kanë kryer qindra shpërthime të cilat kanë vrarë mijëra vetë.


XS
SM
MD
LG