Lidhje

Tensionet të larta në Egjipt


Në Egjipt, tensionet janë të larta ndërkohë që zyrtarët përgatiten të shpallin rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të së dielës.

Sekretari i përgjithshëm i komisionit të zgjedhjeve të Egjiptit, Hatem Bagato, tha se kreu i këtij komisioni Faruk Sultan do të shpallë rezultatet nesër në orën 3 pasdite, sipas kohës lokale.

Si kandidati i Vëllazërisë Myslimane Muhamed Morsi ashtu edhe ish-kryeministri Ahmed Shafiq kanë deklaruar fitore në votimet për zgjedhjen e një pasuesi të ish-udhëheqësit Hosni Mubarak, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar pas protestave masive.'

Rezultatet duhet të shpalleshin ditën e enjte. Por, komisioni zgjedhor tha se i nevojitej më shumë kohë për të hetuar akuza për mashtrim, të bëra nga të dy kandidatët.

Qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane ishin edhe sot në Sheshin Tahrir të Kajros, ku hodhën parulla në mbështetje të kandidatit të tyre Morsi. Ata janë zotuar të qëndrojnë aty deri sa të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në balotazh të 16-17 qershorit.
XS
SM
MD
LG