Lidhje

Tensionet elektorale shfaqen në qendër të Tiranës

  • Armand Mero

Tensionet elektorale shfaqen në qendër të Tiranës

Tensionet elektorale shfaqen në qendër të Tiranës

Në Shqipëri, tensionet elektorale janë spostuar mbrëmë nga periferia e Tiranës në qendër të kryeqytetit. Në një nga sheshet në anë të bulevardit kryesor të rinjtë socialistë nisën të ngritnin një tendë të madhe por punimet e tyre u ndërprenë në mbrëmje nga ispektoriati kombëtar i ndërtimit, sipas të cilit bëhet fjalë për një ndërtim të paligjshëm. Përfaqësuesit socialistë dhe deputetë të kësaj force shkuan menjëherë duke kundërshtuar ndërhyrjen e inspektoriatit të ndërtimit e duke shpjeguar se kishte një lejë nga bashkia. Por sipas inspektorëve tenda po ngrihej me një konstruksion metalik e si e tillë për të kërkohej leje ndërtimi dhe projekt i miratuar. Situata është rënduar dhe tensioni ka ardhur në rritje. Në konflikt është përfshirë edhe policia bashkiake dhe deri në mbrëmje vonë, aty kanë qëndruar edhe deputetët socialist. Pak para mesnate inspektoriati kombëtar i ndërtimit është tërhequr por ende nuk është e qartë nëse ështe hequr dorë përfundimisht apo do të kthehen sërish sot për të kërkuar çmontimin e saj.

XS
SM
MD
LG