Lidhje

Tensionet ende të larta në veriun e Kosovës


Tensionet ende të larta në veriun e Kosovës
Tensionet ende të larta në veriun e Kosovës

Në veriun e Kosovës, tensionet vazhdojnë të mbeten të larta dhe të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë po mbahen të bllokuara nga banorët serbë që nuk po pajtohen me vendosjen e policëve dhe doganierëve dhe policisë së EULEX-it dhe të Kosovës në vendkalimet kufitare në atë zonë. Beogradi i ka dërguar Bashkimit Evropian një plan për vendkalimet kufitare në të cilin parashihet që të mos ketë prani të personelit shqiptar atje dhe duke kërkuar që çështja e vendkalimeve të jetë pjesë e raundit të ri të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Por kërkesat e tilla janë hedhur poshtë nga autoritetet e Kosovës.

XS
SM
MD
LG