Lidhje

Tensionet politike në Maqedoni


Faktorët politikë në Maqedoni nuk kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga incidentet e dhunshme në Parlament, dhjetorin e kaluar.


Drejtuesi i Komisionit për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit, Borçe Davitkovski i ka thënë medias se megjithë përpjekjet e shumta, ende mbeten çështje të hapura. Lidhja Social Demokrate e opozitës vlerëson se largimi me dhunë i deputetëve nga salla e Parlamentit dhe e gazetarëve bie ndesh me kushtetutën dhe për këtë kërkon llogari nga ata që dhanë urdhër për ndërhyrjen policore.


Ndërkohë, partia më e madhe, VMRO-DPMNE thotë se deputetët opozitarë ishin ata të cilët ushtruan trysni fizike ndaj kryetarit të Parlamentit. Komisioni për hetimin e ngjarjeve nuk ka zbardhur propozimin për zgjidhjen e problemit.


Bashkimi Evropian mund të nxjerrë një raport negativ për Maqedoninë në tetor nëse brenda një kohe të shkurtër nuk ndriçohen ngjarjet e 24 dhjetorit.

XS
SM
MD
LG