Lidhje

Terapia me qeliza dhe sëmundjet e zemrës


Shkencëtarët thonë se qeliza të lëkurës nga dy burra të moshuar që vuajnë nga sëmundje të zemrës, kanë arritur t'i transformojnë në qeliza të shëndetëshme në zemër

Shkencëtarët thonë se qeliza të lëkurës nga dy burra të moshuar që vuajnë nga sëmundje të zemrës, kanë arritur t'i transformojnë në qeliza të shëndetëshme në zemër. Përdorimi i qelizave në laborator, është hap për përsosjen e teknologjisë qelizore, dhe një ditë të ndihmojnë për të trajtuar sëmundje të zemrës që janë në rritje në thuajse çdo rajon të botës.

Shkencëtarët morën qelizat e lëkurës nga 2 pacientë me qeliza të sëmura të zemrës. Pastaj këto qeliza i ri-programuan për t'u bërë qeliza embrionale të cilat mund riprodhojnë qeliza për një sërë organesh.

Përfitimi më i dukshëm i kësaj forme trajtimi është se trupi nuk mund t'i refuzojë qelizat e veta, siç ndodh normalisht me transplantimin e qelizave të huaja.

Studimi kryesohet nga profesor Lior Gepstein, mjek kardiolog në Qendrën Mjekësore Rambam në Haifa dhe profesor në Institutin Izraelit të Teknologjisë.

Për të prodhuar këtë sasi të vogël indesh në epruvetë, thotë doktor Gepstein, duhen disa miliarda qeliza, pa llogaritur që ato duhet të gjitha të jenë të shëndetëshme e të mos krijojnë sëmundje në vend që ta luftojnë atë. Një pengesë e madhe për shkencëtarët në këtë moment është se qelizat e zemrës që ata prodhojnë nuk kanë një jetë të gjatë.

Në fushën e kirurgjisë së zemrës, gjatë dy dekadave të fundit janë bërë shumë përparime, por doktor Gepstein beson se një ditë mjekësia do t'i trajtojë sëmundje të tilla nëpërmjet terapisë qelizore.

"Pavarësisht përmirësimeve të rëndësishme që janë bërë në trajtimin me kirurgji apo ndërhyrje koronare, numri i pacientëve që pësojnë goditje në zemër vazhdon të rritet. Ndërhyrje të tilla kirurgjike nuk garantojnë mos kthimin e sëmundjes, prandaj duhet t’i lenë vendin trajtimit me qeliza emrionale."

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi i katërt më i madh në botë, sipas shifrave të Organizatës Botërore Shëndetësore. Vetëm vitin e kaluar, 57 milionë njerëz vdiqën nga sëmundje të zemrës.

Por kërkimet në fushën e terapisë me qelizave embrionale ecin ngadalë dhe kushtojnë shumë. Puna e shkencëtarëve në këtë fushë bazohet në dhjetra vjet njohuri e kërkime në laboratorë në mbarë botën.

Krijimi i qelizave ndjek një rrugë të veçantë. Një qelizë e zemrës nuk mund të përdoret për mëlçinë e kështu me radhe. Por gjithashtu shkencëtarët kanë mësuar se gjatë krijimit të stomakut qelizat embrionale afektojnë zhvillimin e qelizave të zemrës. A keni dëgjuar të thonë se për t'i hyrë tjetrit në zemër duhet të kaloni nëpër stomak? Shaka, por ka edhe gjysmë të vërtetë.

Doktor Gepstein është i vetëdijshëm se mjekësia rigjeneruese do të jetë një barrë shumë rëndë, dhe ai nuk i nënvlerëson vështirësitë. Rezultatet e punës s ë tij ekipore, Doktor Gepstein i botoi në Revistën Evropiane të Zemrës. Ai thotë se provat klinike të trajtimit të sëmundjeve të zemrës me këtë metodë janë të paktën një dekadë larg.
XS
SM
MD
LG