Lidhje

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, një muaj pas katastrofës së 11 marsit

  • Zëri Amerikës

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, një muaj pas katastrofës së 11 marsit

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë, një muaj pas katastrofës së 11 marsit

Zyrtarët japonezë bënë paralajmërime për cunami dhe evakuan centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës, pasi një tërmet i fuqishëm goditi sot bregdetin verilindor të vendit.

Zyrtarët thanë se tërmeti kishte një fuqi prej 7.1 ballë sipas shkallës Rihter, por më vonë e ndryshuan intensitetin e tij, duke e ulur në 6.6 ballë. Paralajmërimi për cunami u dha për disa zona të bregdetit verilindor dhe më vonë u hoq.

Paralajmërimi i sotëm u bë, ndërsa qytetarët në gjithë Japoninë mbajtën një moment heshtje, pikërisht një muaj pas tërmetit prej 9.0 ballë dhe cunamit, që pasoi, i cili shkaktoi mijëra viktima dhe një krizë bërthamore, që vazhdon edhe sot.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në prefekturën Mijagi të goditur rëndë, ku qytetarët u ndalën dhe ofruan lutje në minutën kur tërmeti më i fuqishëm i rregjistruar ndonjëherë goditi Japoninë.

Cunami që pasoi zhduku plotësisht fshatra dhe qytete të tëra përgjatë bregdetit verilindor të vendit.

Pas tërmetit të sotëm, zyrtarët ndaluan punën e pastrimit në centralin e dëmtuar të Fukushimës.

Ministri i kabinetit japonez, Yukio Edano tha gjatë një konference shtypi se qeveria po rishqyrton vendimin për të mbajtur në fuqi zonën prej 20 kilometrash përreth centralit.

"Tani për tani ne u kemi kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës prej 20 kilometrash përreth centralit të Fukushimës. Por nëse radioaktiviteti përkeqësohet, ne do të rishqyrtojmë kufirin prej 20 kilometrash".

Ministri Edano tha se banorët duhet të përgatiten për evakuim nga disa qytete e fshatra në periferi të zonës, sapo nivelet e radioaktivitetit të kapërcejnë nivelet e para-përcaktuara.
Ai tha se qeveria do të bashkërendojë me zyrtarët bashkiakë në ato zona dhe banorët duhet të presin për udhëzime të tjera.

Më shumë se 13 mijë trupa janë gjetur që prej tërmetit dhe cunamit të 11 marsit. 14 mijë të tjerë ende figurojnë të humbur, shumë prej tyre të bllokuar nën rënoja ose janë derdhur në det nga valët.

XS
SM
MD
LG