Lidhje

Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, të paktën 65 të vdekur

  • Zëri Amerikës

Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, të paktën 65 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, të paktën 65 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm shkatërroi qytetin Christchurch (Kisha e Krishtit) në Zelandën e Re, duke shkaktuar shëmbjen e ndërtesave të larta me zyra në kulmin e ditës së punës. Të paktën 65 veta kanë humbur jetën.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit thanë se nuk ishin në gjendje t'u përgjigjeshin njerzve në nevojë, ndërsa përpiqeshin të ndihmonin të plagosurit dhe të arrinin tek njerzit e bllokuar nën rrënoja. Helikopterët u përdorën për të shpëtuar njerzit nga çatia e një ndërtese të lartë.

Kryeministri John Key, i cili shkoi në vendin e ngjarrjes, tha se numri i viktimave ka të ngjarë të shtohet. Ai tha se "ne mund të përjetojmë ditën më të errët të Zelandës së Re".

Tërmeti me magnitudë 6.3 është i dyti që godet këtë qytet në 5 muaj. Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi këtë qytet në shtator, por nuk pati viktima. Sizmiologët thanë se tërmeti i sotëm e kishte epiqendër më afër qytetit dhe më afër sipërfaqes së tokës, duke e bërë atë më intensiv.

XS
SM
MD
LG