Lidhje

Anulohen paralajmërimet për cunam pas tërmetit në Indonezi


Zyrtarët anuluan një paralajmërim për cunam në rajonin e Oqeanit Indian, disa orë pasi tërmeti me magnitudë 8.6 goditi bregun veriperendimor të Indonezisë.

Goditja e tërmetit ishte rreth 430 kilometra në jugperëndim të Banda Acesë, kryeqyteti i provinces Ace, në një thellësi prej 22 kilometrash.

Nuk ka njoftime për viktima por tërmeti bëri që qytetarët e Acehut të dilnin në rrugë. Një pasgoditje me magnitude 8.2 u njoftua nga Instituti Gjeologjik Amerikan rreth dy orë pas goditjes së parë.

Ekspertët thanë se lëvizja e tërmetit ishte horizontale duke krijuar më pak rrezik për zhvendosje të madhe të ujit që do të shkaktonte një cunam.

Në vitin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1goditi pothuajse të njëjtën zone pranë ishullit Sumatra duke shkaktuar një cunam në Oqeanin Indian që la gati 230 mijë të vdekur, gjysma e tyre nga provinca Ace.

TËRMETET MË TË MËDHENJ NË BOTË

Në se vlerësimet fillestare konfirmohen, tërmeti i sotëm me magnitude 8 presje 6 në Indonezi do të jetë një nga më të mëdhenjtë të regjistruar ndonjëherë.

10 tërmetet më të mëdhenj sipas Institutit Gjeologjik Amerikan

1. 1960 - Kili - M 9.5

2. 1964 - Prince William Sound, Alaska - M 9.2

3. 2004 – Pranë Bregut Perendimor në Sumatrën Veriore - M 9.1

4. 2011 – Pranë Bregut Lindor të Honshut, Japoni - M 9.0

5. 1952 - Kamchatka - M 9.0

6. 2010 - Maule, Kili - M 8.8

7. 1906 - Ekuador - M 8.8

8. 1965 – Ishujt Rat, Alaska - M 8.7

9. 2005 – Sumatra Veriore, Indonezi - M 8.6

10. 1950 - Assam - Tibet - M 8.6

11. 1957 – Ishujt Andreanof, Alaska - M 8.6

Tërmetet që dihet të kenë ndodhur me një magnitudë mbi 8.6 përpara vitit 1900

1868 - Arica, Peru (tani Kili) - M 9.0

1755 - Lisbon, Portugali - M 8.7

1730 - Valparaiso, Kili - M 8.7

XS
SM
MD
LG