Lidhje

Tërmeti në Japoni ul importet dhe eksportet me SHBA

  • Elizabet Li

Tërmeti në Japoni ul importet dhe eksportet me SHBA

Tërmeti në Japoni ul importet dhe eksportet me SHBA

Japonia është partneri i katërt më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara dhe shkëmbimet tregtare u rritën gjatë dy muajve të parë të këtij viti, para tërmetit dhe cunamit. Tani, dy nga portet më të mëdha amerikane kanë filluar të ndjejnë ndikimin e katastrofës mbi importet japoneze. Merr kohë që artikujt elektronikë dhe pjesët e makinave të mbërrijnë në një port të Japonisë dhe pastaj, duhet deri në dy javë të kalojnë oqeanin për në Amerikë. Edhe eksportet e disa produkteve nga Shtetet e Bashkuara në Japoni janë ndërprerë.

Çdo ditë, anijet nga Azia arrijnë në portet e Los Anxhelosit dhe Long Beach. Këto dy porte, që ndodhen pranë njëri tjetrit në bregun perëndimor amerikan, janë më të ngarkuarit në Shtetet e Bashkuara. Dhe Japonia, është partnerja e dytë më e madhe tregtare e të dy porteve së bashku.

“Japonia ka ndihmuar me të vërtetë në zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare gjatë 20-30 vjetëve të fundit dhe në rritjen e portit të Los Anxhelosit”.

Zëdhënësi Filip Senfild thotë se mallrat japoneze zënë 15 për qind të tregëtisë së përgjithshme në portin e Los Anxhelosit. Shumica e importeve nga Japonia janë pjesë makinash dhe automjete. Makinat e markës Nissan hyjnë përmes portit të Los Anxhelosit. Ndërsa Long Beach është një nga portet ku hyjnë makinat e firmës Toyota. Art Wong është zëdhënësi i Portit Long Beach:

“Kam dëgjuar që Toyota ka filluar të ngadalësojë dërgesat e makinave këtu, e ndoshta do të dërgojë më pak anije. Pra uzinat e tyre janë mbyllur dhe që nga tërmeti, ata kanë rifilluar prodhimin, por jo në të njëjtin nivel”.

E njëjta gjë po ndodh me pjesët e makinave.

“Të gjithë shitësit e makinave po na thonë se nuk po hyjnë shumë pjesë makinash”.

Por importet nga Japonia nuk janë të vetmet që janë ngadalësuar. Edhe disa eksporte nga Shtetet e Bashkuara janë ndërprerë.

“Katastrofa ka shkaktuar shumë ndërprerje në të dy anët e oqeanit. Sidomos kur bëhet fjalë për bujqësinë dhe produktet e ngrira, situata ka qenë e vështirë”.

Xho Lobju filloi eksportin e produkteve të kompanisë Lobju Citrus në Japoni më shumë se 30 vjet më parë. Ai thotë se normalisht, 40 për qind e eksporteve të tij të portokalleve paketohen dhe dërgohen në Japoni. Që nga tërmeti, ai ka vërejtur një rënie prej 10 deri në 15 për qind.

“Shitjet kanë rënë, rreth 250 mijë dollarë eksporte janë humbur”.

Zoti Lobju thotë se humbjet vijnë nga disa probleme që filluan me anulimet e porosive javën e parë pas tërmetit. Dhe pastaj ndodhi kriza në uzinën bërthamore të Fukushimës.

“Disa anije filluan të shkonin në porte të tjera të Japonisë. Disa të tjera i shmangeshin tërësisht ndalesave në Japoni”.

Kur portokallet arrinin në Japoni, kishte probleme me transportin dhe me energjinë elektrike për t’i mbajtur ato të ngrira. Zoti Lobju thotë se japonezët nuk po blejnë shumë portokalle nga Kalifornia edhe për shkak

“Mallrat e importuara janë ende luks, dhe nuk dihet për sa kohë do të vazhdojnë problemet. Shpresojmë që në vjeshtë situata të përmirësohet”.

Zyrtarët në të dy portet, Los Anxhelos dhe Long Beach, thonë se eksportet nga Shtetet e Bashkuara mund të rriten për dru dhe paisje për rindërtimin e Japonisë pas tërmetit.

Megjithatë, thonë ata, do të marrë javë e ndoshta muaj deri sa të krijohet një ide më e qartë se sa ka ndikuar tërmeti në Japoni tek importet dhe eksportet. Dhe do të duhet akoma më shumë kohë para se tregtia me Japoninë të kthehet në nivelin e mëparshëm.

XS
SM
MD
LG