Lidhje

Tërmeti në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

  • Zëri Amerikës

Tërmeti në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

Tërmeti në Turqi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit

Në Turqi vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e personave që kanë mbetur nën rrënojat e tërmetit të së dielës, që shkaktoi qindra viktima. Deri tani numri i viktimave të tërmetit prej 7,2 ballësh figuron të jetë 461 vetë dhe mbi 1 mijë e 300 persona të tjerë janë të plagosur. Sot ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat një mësues 27-vjeçar dhe një student. Autoritetet thonë se po zbehen shpresat për gjetjen e të mbijetuara të tjerë nën rrënoja:

Numri i viktimave të tërmetit me magnitudë 7,2 ballësh pritet të rritet – ndërkohë që qindra, ndoshta mijëra, vetë janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Ekipet e shpëtimit, sot, tre ditë pas tërmetit, vazhduan gjetjen e të mbijetuarve. Në qytetin Erkis, mësuesja e gjuhës angleze Gozde Bahar u gjet e gjallë nën rrënojat e një ndërtese.

“Zemra e saj kishte ndalur, por ne arritëm t’a bënim të rifillonte rrahjet,” tha një doktor në vendin e ngjarjes.

Një tjetër mësues dhe një student universitar u shpëtuan gjithashtu nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, sot në Turqinë lindore, por kërkuesit thanë se shpresat për gjetjen e të tjerë personave të gjallë po zbehen.

Ushtria e Izraelit i është përgjigjur një kërkese zyrtare të Turqisë për ndihmë, duke premtuar se do të dërgojë së shpejti pajisje të posaçme, përfshi qendra strehimi të përkohshme. Më parë, Turqia e kishte refuzuar ofertën e Izraelit për të ndihmuar personat që mbetën pa shtëpi prej tërmetit.

Afro 90 shtete kanë ofruar ndihmë. Fillimisht Turqia pranoi ndihmë vetëm prej Iranit dhe Azerbajxhanit, të cilat janë në kufijtë e zonave të goditura nga tërmeti, ku banorët janë ende duke pritur për strehim të përkohshëm.

“Ky dokument duhet për të marrë një tendë. Sot është dita e tretë. Është e pabesueshme. Unë po shkoj të marrë një tendë vetëm tani, në ditën e tretë. Qeveria mund të kishte mbërritur këtu më shpejtë.”

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se dega e organizatës në Turqi po punon për të ndihmuar të mbijetuarit dhe personat e mbetur nën rrënoja. Kryqi i Kuq thotë se janë shpërndarë 7 mijë e 500 tenda dhe rreth 22 mijë batanije, si edhe soba, ushqime dhe ujë i pijshëm. Dhjetra ekipe shpëtimi punuan gjatë natës me mjete të rënda për të zhvendosur pllaka të mëdha betoni, me shpresën e gjetjes së të mbijetuarve.

XS
SM
MD
LG