Lidhje

Tërmeti trondit brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara


Tërmeti trondit brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara
Tërmeti trondit brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara

Një termet prej 5.8 ballësh ka tronditur pjesë të mira të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, duke lëkundur ndërtesat dhe nxjerrë në rrugë punonjësit e zyrave në qytete si Washingtoni.

Termeti shkundi rajonin mbasditen e së martës. Insituti Sizmiologjik thotë se termeti e kishte epiqendrën në afersi të qytetit Mineral në Virxhinia ose 135 kilometra në jugperëndim të Washingtonit. Termeti është i dyti më i fuqishëm në Virxhinia që nga viti 1897.

Autoritetet evakuuan ndërtesën e Kongresit, Pentagonin dhe ndërtesa të tjera federale, përfshi zyrat qendrore të Zërit të Amerikës, e cila përkohësisht ndaloi transmetimet e zakonshme pas termetit. Muzeumet kryesore të Washingtonit po ashtu u mbyllën dje.

Lekundjet e termetit u ndjenë deri në Boston, përfshi Martha’s Vineyard, Massachusetts, ku Presidenti Barak Obama po kalon pushimet. Lëkundjet po ashtu u ndjenë në perëndim deri në Pittsburgh, Pennsylvania dhe në jug deri në Atlanta, Georgia.

Sistemi i trasnportit në New York dhe qytete të tjera rifilloi pas vonesave. Zyrtarët federal thonë se dy reaktorë bërthamor në kontenë Louisa të Virxhinias u fikën automatikisht nga sistemet e sigurisë. Zyrtarët po shkonin në zonë për të bërë inspektime.

XS
SM
MD
LG