Lidhje

Durrës: Plotësisht në funksion terminali i ri i portit


Terminali i ri me standarte europiane përballon më së miri numrat në rritje të trafikut të mjeteve, udhëtarëve, dhe mallrave për ekonominë

Në portin Detar të Durrësit sapo ka përfunduar ndërtimi i terminalit të ri të trageteve, investim 22 milionë euro i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërtesa e re mjaft e madhe me pajisje moderne plotëson gjithë standartet e shërbimeve kufitare dhe komoditetet për udhëtarët. Nga ky port udhëtojnë çdo vit rreth një milion qytetarë shqiptarë e të huaj, pasi për vite me radhë, ata kalonin aty në kushte shumë të këqija.




Porti detar i Durrësit ka futur këto ditë tërësisht në funksion terminalin e ri të trageteve, një investim modern, që shkurton mjaft kohën e qëndrimit dhe kulturën e shërbimit për udhëtarët. Këtë verë Shqipërinë e kanë vizituar qindra mijëra turistë dhe pjesa dërrmuese e tyre kanë hyrë nga porti i Durrësit, ku gjejnë një terminal të ri, tërësisht të kompjuterizuar dhe me komoditete. Ky investim shkoi rreth 22 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve, ndërsa investimet e plota në port janë mbi 60 milionë euro në 5 vitet e fundit.

Terminali i ri me standarte europiane përballon më së miri numrat në rritje të trafikut të mjeteve, udhëtarëve, dhe mallrave për ekonominë. Ai mundëson një shërbim modern, të shpejtë dhe cilësor për miliona qytetarë që kalojnë nga ky port.

Terminali është mbi 9 hektarë i gjerë dhe në mjediset e tij mund të përpunohen njëkohësisht dy mijë udhëtarë. Ai ka 10 porta për kalim këmbësorësh, 36 porta për kalim veturash, dhe 12 porta për kalimin e kamionëve.
drejtori

Për komoditetin e automjeteve dhe këmbësorëve terminali i ri i trageteve është i pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme të përpunimit të tyre, skanerat, kontrolli i policisë kufitare, doganore e deri tek stolat dhe karrot e bagazheve. Nëpërmjet portit të Durrësit gjatë një viti lundrojnë me tragete mesatarisht 850 mijë udhëtarë dhe 185 mijë automjete.
XS
SM
MD
LG