Lidhje

Tiranë, Akuza ndaj 9 personave për mbështetje të terrorizmit


Prokuroria për Krime të Rënda bëri të ditur në Tiranë ecurinë e deritanishme të hetimeve ndaj një grupi, që akuzohet për rekrutime dhe veprime në mbështetje të terrorizmit.

Prokuroria njoftoi se ka marrë si të pandehur 9 shtetas për disa vepra penale, që lidhen me terrorizmin.

Genci Balla, Gert Pashja, Orion Reçi, Verdi Morava, Astrit Tola, Edmond Balla dhe Fadil Muslimani janë akuzuar për rekrutim të personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit, për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave të tilla dhe për nxitjen e urrejtjes ose grindjeve.

Krahas këtyre akuzave, të pandehurit Bujar Hysa dhe Zeqir Imeri janë akuzuar edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit si dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Arrestimi i tyre u krye disa muaj më parë pranë dy xhamive.

Shqiëria ka treguar vendosmëri në goditjen e veprimtarive terroriste. Një bashkëpunim i ngushtë midis autoriteteve shtetërore dhe fetare është ngritur për të ndalur këto veprimtari, që u shfaqën në disa xhami të ngritura pa leje dhe jashtë ndikimit të komunitetit musliman shqiptar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG