Lidhje

Mijëra kërkesa për makinën Tesla


Kreu i kompanisë Tesla Motors, Elon Musk tha se porositë nga e gjithë bota për makinën e tij të re elektrike me çmim të ulët kanë arritur në 276,000.

Musk tha në Twitter se ky numër është më shumë se dyfishi që kishte pritur kompania dhe la të kuptohet se me ritmin e tanishëm totali i porosive mund të arrijë në 500,000.

Tesla filloi të pranojë porosi për modelin 3 të enjten dhe deri të shtunën kishte marrë më shumë se dy herë më shumë rezervime se sa të gjitha shitjet e mëparshme të kompanisë.

Modeli 3 që kushton 35,000 dollarë, do të jetë në gjendje të bërë rreth 215 milje me një ngarkim të vetëm. Zoti Musk tha se makina e re përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm të baterisë, por para se të fillojnë shitjet e para, kompania shpreson të rrisë edhe më shumë efiçencën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG