Lidhje

8 të vdekur në aksidentin rrugor në Split


Një autobuz turistik është rrëzuar në Kroaci duke vrarë 8 njerëz dhe plagosur 44 të tjerë. Autobuzi po transportonte më shumë se 50 turistë çek kur u rrëzua rrugës për në qytetin bregdetar të Splitit..

Zyrtarët thanë se autobuzi kaloi një pengesë sigurie në autostradë dhe u përmbys sot rreth orës 4 të mëngjesit. Aksidenti që ndodhi rreth 200 kilometra në jug të Zagrebit, shkaktoi mbylljen e rrugës për disa orë.

Shumica e të plagosurve u çuan në një spital. Tre nga të plagosurit më rëndë përfshi dy fëmijë u çuan për trajtim në Zagreb.

Shkaku i aksidentit është nën hetime.
XS
SM
MD
LG