Lidhje

Teksas, 9 të vrarë mes grupeve rivale të motoçiklistëve


Në Teksas, gjatë një shkëmbimi me armë zjarri mes grupeve rivale të motoçiklistëve në një restorant popullor, u vranë 9 prej tyre dhe 18 të tjerë u plagosën, sipas burimeve të policisë.

Dhuna shpërtheu të djelën pas mesditës, në një nga qendrat tregtare të qytetit Waco, që gjatë periudhës së drekës është tepër e populluar.

Policia e Waco-s tha se tetë persona u vranë në vendin e ngjarjes, në restorantin Twin Peaks dhe një tjetër vdiq më vonë në spital.

Sipas policisë, të nëntë personat që humbën jetën ishin anëtarë të shoqërive të motoçiklistëve, ashtu sikurse edhe 18 personat që u çuan në spital, me plagë nga rrahjet dhe plumbat.

Policia tha se të paktën 5 banda rivale ishin mbledhur në restorantin Twin Peaks për një takim të përqëndruar tek zona e operimit dhe rekrutimet, dy çështje për të cilat grupet shpesh janë përleshur.

Policia tha, se sipas të dhënave të para, përleshjet filluan në banjo dhe më pas u përhapën në restorant, ku personat e përfshirë përdorën thika dhe armë zjarri Në kohën e përleshjes në restorant ndodheshin 150 deri në 200 anëtarë bandash.

XS
SM
MD
LG