Lidhje

Teksas: Leje për armë në universitet

  • Greg Flakus

Leksionet tashmë kanë filluar në kampuset universitare shtetërore në Teksas, ku një ligj i ri hyri në fuqi muajin e kaluar që lejon çdokënd me liçensën e posaçme për të sjellë pistoletë në kampus, nëse arma mbahet e fshehur. Që nga janari, i njëjti ligj ka lejuar mbajtjen e hapur të pistoletave – domethënë të mos jenë të fshehura, por që mbahen në këllëf – në shumicën e vendeve të tjera publike, me pak ndikim të dukshëm. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus nga Houston, shumica e studentëve nuk kanë shprehur shumë shqetësim, por disa profesorë janë të shqetësuar.

Në Universitetën e Hjustonit, i cili mbështetet nga shteti, studentët që kthehen për semestrin e vjeshtës duken kryesisht të patrazuar nga fakti se disa prej tyre mund të mbajnë pistoletë të fshehur.

“Unë jam indiferent për sa i përket kësaj. Nuk mendoj ‘Oh, Zot, do të më qëllojnë në shkollë’ dhe me të vërtetë që nuk ndjej ndonjë ndryshim të madh”, thotë Ali, një student i Universitetit të Hjustonit.

Disa studentë ndihen të shqetësuar në lidhje me problemin e mundshëm të armëve në shkollë, ndërsa të tjerë mendojnë se studentët më liçensën e posaçme që mbajnë armë, mund të parandalojnë krime.

“Universiteti është një vend stresues, dhe jo të gjithë mund të jenë në gjendje të qëndrueshme mendore, dhe me përfshirjen e armëve, mund të ndodhë ndonjë katastrofë” thotë Allie, një studente.

“Unë ndjehen më i sigurt në shkollë duke ditur se ka njerëz të cilët kanë aplikuar për liçensën dhe lejohen me ligj të mbajnë armë. Ndjehem më i sigurt nëse ndodh diçka” thotë studenti Thomas.

Departamenti i Policisë së Universitetit të Hjustonit ka postuar informacion mbi rregullat dhe proçedurat në faqen e tyre të internetit, por përveç kësaj universiteti nuk ka bërë shumë zë në lidhje me ligjin.

Në kampusin në qendrën e qytetit të Hjustonit, profesori i shkencave politike David Branham thotë se shumë kolegë të tij janë të shqetësuar për studentët me armë në situata emocionalisht të ngarkuara.

“Ata shqetësohen për shembull kur një student ka probleme me mësimet dhe do të ngelë në klasë, dhe kërkon të ndryshohet nota por ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë se nuk është e drejtë, dhe papritur një armë bëhet pjesë e ekuacionit. Mendoj se profesorët shqetësohen rreth kësaj,” thotë ai.

Kundërshtimet më të forta për ligjin që lejon mbajtjen e armëve janë bërë në Universitetin e Teksasit në Austin, ku para 50 vjetësh ndodhi e para vrasje në masë në një universitet amerikane.

Sabine Wakim, e cila jep mësim në universitet, thotë se njerëzit pro dhe anti armëve, duan të parandalojnë vdekjet nga të shtëna në masë, por ata duhet të diskutojnë shqetësimet e njëri-tjetrit për të gjetur një zgjidhje.

“Në qoftë se ne mund të kuptojmë argumentet e të dyja palëve, mund të kemi biseda të mira rreth asaj se mund të mbrojmë veten në mënyrë të efektshme, por edhe për t’i ndaluar këto gjëra” thotë ajo.

Ndryshe nga Universiteti i Teksasit dhe Universiteti i Hjustonit, universitetet private nuk janë të detyruar të lejojnë studentët të vijnë me armë në kampus dhe të gjithë ata kanë zgjedhur mos ta lejojnë një gjë të tillë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG