Lidhje

Dy incidente me armë në Teksas


Zyrtarët në Teksas thonë se në kryeqytetit Austin ka patur dy incidente të veçanta me armë.

Media lokale njoftoi se një grua u vra dhe tre janë plagosur në incidentet që ndodhën të dielën në mëngjes. Policia po zhvillon hetime për këto sulme, për të cilta tha se duket nuk kanë patur lidhje me njëri tjetrin.

Policia tha se janë marrë masa të forta sigurie në vendet e sulmeve..

Policia e Austinit i ka paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg qendrës së qytetit. Vrajset e kohëve të fundit gjatë një proteste paqësore kundër sjelljeve brutale të policisë në Dallas, ka bërë që policia në mbarë vendin, e sidomos në Teksas, të jetë në gjendje të lartë gatishmërie.

XS
SM
MD
LG