Lidhje

Mbrëmje festive për vdekjen e znj. Thaçer


BRITAIN
BRITAIN

Qindra njerëz dolën në shi për të kërcyer, kënduar, thirrur me zë të lartë, duke mbajtur pankarta e pirë shpampanjë

Ndërsa Britania përgatitet për funeralin e javës së ardhshme për ish kryeministren Margaret Thatcher, qindra njerëz të cilët kundërshtojnë trashëgiminë që ajo la pas, u mblodhën të shtunën në sheshin Trafalgar të Londrës për të "festuar" vdekjen e saj.

Ngjarja, e cila ishte planifikuar dekada më parë nga veprimtarë të krahut të majtë në rast të vdekjes së saj, u quajt si "mbrëmja e jetës.''

Qindra njerëz dolën në shi për të kërcyer, kënduar, thirrur me zë të lartë, duke mbajtur pankarta e pirë shpampanjë.

Znj Thatcher kundërshtohej nga disa të majtë për politikat e saj të ashpra kundër sindikatave dhe për atë që ata e quanin "indiferenca e saj ndaj klasës punëtore."

"Kur njerëzit thonë se ajo e shpëtoi vendin", ajo e shpëtoi vendin për njerëz si vetja e saj. Ajo nuk e ka ruajtur vendin për njerëzit që jetojnë në Hackney apo ndonjë tjetër zonë punëtorësh. Janë ata që mbanin barrat e faturave dhe kështu me radhë."

Britanikët janë thellësisht të ndarë mbi Znj Thatcher, e cila vdiq të hënën në moshën 87 vjeçare. Debati mbi trashëgiminë e saj ka ringjallur ndjenja të forta rreth arritjeve gjatë qëndrimit më shumë se një dekadë në postin e kryeministres

Megjithatë, shumë qytetarë britanikë e mbrojnë ish-udhëheqësen për veprimet e saj.

"Unë personalisht mendoj se ajo punoi për vendin, mirë apo keq. Pra ajo ndihmoi dhe padyshim tek disa njerëz, kjo ka ndikuar në jetën e tyre. Pra, le të prehet në paqe."

Ish-kryeministrja britanike do të varroset me nderimet ushtarake në Katedralen e Shën Palit në Londër ditën e mërkurë.
XS
SM
MD
LG