Lidhje

Thaçi: Serbia e njohu Kosovën "de jure"

  • Laura Konda

Në një intervistë për “Ditarin”, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja e arritur me Serbinë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, është një moment historik për të dyja vendet. Ai i tha Zërit të Amerikës se kjo marrëveshje nënkupton njohjen “de jure” të Kosovës nga ana e Serbisë.Kryeministri Thaçi tha se me këtë marrëveshje është siguruar funksionimi i sistemit unik të policisë dhe drejtësisë në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Ai tha se marrëveshja parasheh krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që nuk do të ketë pushtet ekzekutiv, por do të funksionojë në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.



Zëri i Amerikës – Çfarë u arrit me marrëveshjen e sotme?

Hashim Thaçi – Sot inicialisht kemi arritur marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve tona, pra ne kemi vënë inicialet e emrave, definitivisht kjo marrëveshje është arritur në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, që garanton integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës, që e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe kjo është marrëveshja e parë në histori mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe lirisht mund të themi se nëse kemi 100 njohje të shtetit të Kosovës sot kemi de juro edhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.
Në ditët e ardhshme, presim që të kemi periudhat kohore për implementim dhe akserët implementues ku do të jenë institucionet e Republikës së Kosvës, Eulex-i,KFORI dhe Nato, por ndërkohë Serbia ka përgjegjësinë që të krijojë rrethana lehtësuese për implementim, ku sistemi i drejtësisë dhe policisë do të jetë një sistem unik sipas ligjeve dhe standarteve të Kosovës.

Zëri i Amerikës – Cili është elementi i ri i kësaj marrëveshjeje përsa i përket të drejtave që do të kenë serbët në veriun e Kosovës?

Hashim Thaçi – Thelbi i suksesit të marrëveshjes do të varet në ditët e ardhshme nga fillimi i implmentimit, por unë sapo përmbylla një takim me NATO-n; NATO do të ketë rolin e vet jashtëzakonisht faktiv në implementimin e marrëveshjes, për të krijuar kushte dhe rrethana të sigurta në lëvizjen e lirë dhe ambjent të sigurt, ndërkohë edhe qëndrimet e EULEX-it janë shumë të qarta në këtë drejtim, pra ajo çka është jashtëzakonsht me rëndësi është se do të formohen asosacioni i tre komunave me shumicë serbe por ai nuk do të ketë asnjë rol ekzekutiv, legjislativ apo të pushtetit të tretë, ndërsa për herë të parë Serbia pranon se sistemi i drejtësisë së Kosovës do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës, në territorin e Kosovës, dhe në sistemin politik do të jetë një strukturë komanduese që do të udhëhiqet nga institucionet e Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Deri më datën 26 prill do të qartësohen të gjitha çështjet e implementimit ndërsa do të krijohet një këshill implementues që do të udhëhiqet nga dy kryeministrat (të Kosovës dhe Serbisë - shënim i redaksisë) dhe baronesha Ashton, ndërsa ne sot kemi biseduar edhe me Shtetet e Bashkuara që janë mbështetje dhe garanci të plotë për këtë marrëveshje.

Zëri i Amerikës – Çfarë kopetencash do të ketë kjo bashkësi e komunave serbe?

Hashim Thaçi – Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të kenë autoritetin si të gjitha komunat e tjera në Kosovës, do të kenë statutin e tyre, do të kenë bordin e tyre, këshillin e tyre, do të harmonizohen për politikat e tyre ekonomike, do të konsultohet për infrastrukturën, ndërtimin e rrugëve të reja, ambulancave, apo do të shkëmbjenë përvojat e tyre për infrastrukturë apo qeverisje më të mirë,por gjithçka do të jetë sipas ligjeve të Kosovës.

Zëri i Amerikës - Kryeminsitri serb tha sot pas marrëveshjes se ato do të kenë kompetenca ekzekutive edhe në drejtësi dhe polici. Për çfarë kompetencash bëhet fjalë?

Hashim Thaçi – Gjithçka është e qartë në marrëveshje. Kjo ka qenë dëshirë e Serbisë nga fillimi që asosacioni të ketë kompetenca ekzekutive, dëshira e Serbisë ka qenë që të krijohet një Republika Srbska, që të ketë një status dhe autonomi të veçantë, por këto ide janë rrëzuar, tani kemi një dokument të nënshkruar nga dy kryeministrat, dhe garantimi i kësaj marrëveshje i nënshkruar nga baronesha Ashton, dhe asocimi i komunave do të jetë një mekanizëm i cili do të funksionojë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe do të jetë një asosacion i cili do të shkëmbejë ide për një qeverisje të mirë dhe përvoja për angazhime të përbashkëta ndërkomunale, pra një statut i njëjtë me statutin e çdo asosacioni tjetër të komunave të Kosovës.
Mund të formohen edhe asosacione të komunave të tjera, pra është një asosacion i vullnetshëm.

Zëri i Amerikës - Ju kërkuat që palët të mos pengojnë njëra - tjetrën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Hashim Thaçi – Me këtë marrëveshje theksoj po ndodh njohja de juro e Serbisë për Kosovën ndërsa hapet një perspektivë e sigurt për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare duke përfshirë edhe Bashkimin Europian, NATO-n, OSBE-në dhe Kombet e Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG