Lidhje

Thaçi: interesat e Serbisë, jo si të serbëve në Kosovë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri thirrje të mërkurën përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës, që të bëhen pjesë e proceseve të brendshme politike, ndërsa hodhi poshtë siç tha, çdo mundësi që Kosova të diskutojë me Serbinë për çështjet siç janë pronat e saj, apo themelimi i ushtrisë së Kosovës.

Në një debat me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave në gjuhën serbe, presidenti Thaçi, tha se interesat e Serbisë nuk janë të njëjta me ato të komunitetit serb në Kosovë.

XS
SM
MD
LG