Lidhje

Thaçi: Do të shpërbëjmë strukturat ilegale dhe kriminale që veprojnë në veri të Kosovës


Thaçi: Do të shpërbëjmë strukturat ilegale dhe kriminale që veprojnë në veri të Kosovës
Thaçi: Do të shpërbëjmë strukturat ilegale dhe kriminale që veprojnë në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës situata vazhdon të jetë e bllokuar. Problemi i vjetër i veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, që prej vitesh jetonte në një statuskuo të paprekur, duket se është vënë tani përballë një prove konkrete pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të ushtruar sovranitetin e saj edhe në këtë pjesë të vendit.

Prania e autoriteteve policore dhe doganiere të Kosovës, ndonëse e vogël, për vetë simbolikën e saj, është pritur me reagime të forta nga banorët lokalë serbë dhe nga Beogradi. Per palën serbe, pranimi i realitet të ri, do të nënkuptonte njohje të pavarësisë së Kosovës. Ballafaqimi është shtrirë edhe në tregëtitë mes dy vendeve.

Për të folur mbi zhvillimet e fundit në Kosovë ne kishim të ftuar sot në programin Ditari për një bisedë nga Nju Jorku Kryeminsitrin e Kosovës Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG