Lidhje

Kryeministri Thaçi ofron integrimin pa forcë të serbëve në Kosovë


Kryeministri Thaçi ofron integrimin pa forcë të serbëve në Kosovë
Kryeministri Thaçi ofron integrimin pa forcë të serbëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se qeveria e tij nuk do t’i detyrojë me forcë serbët në veri të vendit të integrohen në shtetin e Kosovës me shumicë shqiptare.

Por zoti Thaçi tha sot se qeveria e tij do të përpiqet t’i afrojë serbët, të bëhen pjesë e vendit përmes një numri investimesh dhe stimujsh të tjerë. Ai i tha agjencisë Rojters se këto investime do të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar, përfshi NATO-n dhe institucione të tjera ekonomike.

Kryeministri Thaçi tha po ashtu, se ka në plan të marrë pjesë në një konferencë rajonale të udhëheqësve politikë, që do të mbahet në Slloveni këtë muaj dhe se do pranonte me kënaqësi t’i jepet dorën Presidentit serb Boris Tadiç. Serbia deri tani i ka bojkotuar konferencat ku janë të ftuar udhëheqësit e të dy vendeve.//lk

XS
SM
MD
LG