Lidhje

Thaçi vlerëson zgjedhjet në Kosovën veriore


Në Kosovë, kryemininstri Hashim Thaçi vlerësoi zgjedhjet komunale në Kosovën veriore, të cilat u shoqëruan me incidente dhune dhe pjesëmarrje të ulët.

Zoti Thaçi tha se votimet e djeshme në zonat me shumicë serbe ishin një hap historik në përpjekjet për integrimin e veriut.

Votimet u ndërprenë kur persona të maskuar hynë me forcë në disa shkolla që shërbenin si qendra votimi në qytetin e Mitrovicës, duke sjellë si rezultat largimin e vëzhguesve të OSBE-së.

Nacionalistët serbë kishin bërë thirrje për bojkotim dhe disa prej tyre kishin thënë se votimi do të ishte një akt tradhëtie.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG