Lidhje

Tensione të reja në Tailandë mes qeverisë dhe protestuesve

  • Zëri Amerikës

Policia tailandeze u përball me protestuesit anti-qeveritarë në një lagje të pasur komerciale të Bankokut, disa orë pas sulmeve vdekjeprurëse me bomba në atë zonë.

Dy palët shkëmbyen fjalë të ashpra ndaj njëra tjetrës për disa në qendrën më të rëndësishme tregëtare dhe turistike të Bankokut. Të ashtëquajturit, Këmisha të Kuqe e kanë bllokuar këtë lagje prej disa ditësh dhe kanë mbyllur bizneset dhe hotelet luksoze.

Një koalicion punonjësish të zyrave, familje të klasës së mesme dhe të ulët, planifikon të mbajë tubime masive sot në Bankok për t’i kërkuar Këmishave të Kuqe t’i japin fund bllokimit të tyre. Koalicioni i ashtëquajtur shumë-ngjyrësh përfshin anëtarë të Këmishave të Verdha, një grup që mbështet kryeministrin Abhisit Veijajiva dhe familjen mbretërore tailandeze.

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje dje qeverisë dhe protestuesve t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.

XS
SM
MD
LG