Lidhje

Tailandë: Kërcënimet e ushtrisë nxisin anulimin e protestave


Tailandë: Kërcënimet e ushtrisë nxisin anulimin e protestave
Tailandë: Kërcënimet e ushtrisë nxisin anulimin e protestave

Protestuesit anti-qeveritarë në Tajlandë e anuluan një marshim të planifikuar për sot në distriktin financiar të Bankokut, pasi qindra ushtarë të armatosur rëndë u vendosën atje dhe ushtria tajlandeze kërcënoi se do të përdorë forcën për t’i dhënë fund protestave.

Protesuesit, të ashtuquajtur “këmishëkuqtë”, të cilët kanë mbushur zonën tregtare në qendër të kryeqytetit, patën paralajmëruar se do të rreshtoheshin para rrugës Silom të Bankokut, ku ndodhen shumë banka të huaja.

Protestuesit kanë disa javë që zhvillojnë demonstrata, me thirrjet për zgjedhje të reja, një kërkesë që kryeministri tajlandez Abhisit Vexhaxhiva e ka hedhur poshtë. Një zëdhënës i ushtrisë paralajmëroi sot se trupat mund të përdorin armët, në rast se protestat shkallëzohen.

Një udhëheqës i opozitës u tha gazetarëve se kontaktet mbrëmë me gjeneralin Anupong Paoçianda bënë që tensionet të qetësohen sot.

Më 10 prill, të paktën 24 persona u vranë në përleshjet mes protestuesve dhe forcave policore. Më tepër se 850 të tjerë u plagosën.

XS
SM
MD
LG