Lidhje

Hetimet për sulmin në Bankok


Policia tajlandeze bëri publike një video të të dyshuarit për sulmin e djeshëm me bombë që shkaktoi vdekjen e të paktën 22 vetëve, shumica të huaj.

Pamjet e një kamere sigurie para objektit të shenjtë ku ndodhi shpërthimi, tregojnë një mashkull me flokë të zeza me një këmishë të verdhë që ulet dhe vendos çantën e shpinës në një stol dhe pastaj largohet.

Policia thotë se shpërthimi ndodhi pak pasi ai iku.

Ndërkohë, në një incident tjetër, dikush lëshoi një paisje shpërthyese pranë Urës King Taksin në Bankok sot, duke frikësuar njerëzit përreth.

Shpërthimi ndodhi në ujë pa plagosur njeri.

XS
SM
MD
LG