Lidhje

Aktivitstët thonë se forcat e qeverisë siriane kanë sulmuar pozicione të rebelëve

  • Zëri Amerikës

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thanë se forcat e qeverisë sulmuan disa pozicione të rebelëve, ndërkohë që vendet arabe bënë një përpjekje të re diplomatike prë t’i dhënë fund konfliktit një vjeçar.

Grupi me bazë në Britani, Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri tha sot se forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad u përpoqën të hynin në qytetin Rastan, duke nxitur një betejë me rebelët që vranë tre ushtarë. Grupi thotë se trupat e qeverisë siriane u përleshën gjithashtu me rebelët në qytetin Kalat al-Madiq dhe qytetin jugor të Daras.

Dhuna vazhdon një ditë pasi i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan tha se Siria kishte pranuar planin e tij të paqes për një armëpushim dhe një dialog mes qeverisë dhe forcave të rebelëve. Ai I bëri thirrje gjithashtu qeverisë siriane për ta zbatuar menjëherë planin.

Ministrat e jashtëm të Lidhjes Arabe shprehën mbështetje për nismën e paqes në një takim në Bagdat, ku udhëheqësit e një blloku rajonal pritet të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë nesër.

XS
SM
MD
LG