Lidhje

BB: Rriten çmimet nga thatësirat masive


Banka Botërore thotë se thatësirat në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Lindore po ngrenë ndjeshëm çmimet globale të ushqimit.

Banka Botërore thotë se çmimet u rritën 10 për qind në korrik, me kostot e rritura të misrit dhe sojës në nivelet më të larta ndonjëherë. Temperaturat e larta të verës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Lindore kanë lënë ferma të tëra të shkretuara dhe bimë të thara.

Banka Botërore thotë se Indeksi i Çmimeve Ushqimore që reflekton tregtimin ndërkombëtar të mallrave ushqimore ishte 6 përqind më i lartë në korrik krahasuar me një vit më parë.

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim tha se rritja e çmimeve kërcënon shëndetin dhe mirëqenien e miliona njerëzve, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Banka Botërore thotë se Afrika nën-Sahariane është veçanërisht në situatë të pafavorshme, me çmimin e grurit që është rritur deri në 113 për qind në Mozambik.

Zoti Kim tha se Banka Botërore po shpenzon 9 miliardë dollarë këtë vit për të mbështetur programe të ndryshme bujqësore në mbarë botën, shuma më e madhe kjo në 20 vjet.
XS
SM
MD
LG