Lidhje

Filmi “The Ghost Army” - “Ushtria Fantazmë”


Jeta është shpesh më e çuditëshme se sa fantazia, siç vërren regjisori Rick Beyer kur mëson se një Ushtri Fantazmë amerikane ndihmon në mundjen e Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia mbahej sekret për dekada dhe pasi ajo u hap për publikun. Beyer-it iu deshën tetë vjet ta formulonte atë me fragmente filmike, intervista me veteranë dhe krijime artistike nga ushtarët në front. Ai krijoi filmin e parë dokumentar për këtë njësi që nuk kishte për detyrë të luftonte, por të çorientonte armikun.


Mars 1945. Pas disa muaj luftimesh të ashpëra, gjermanët u tërhoqën matanë Lumit Rin, fronti i tyre i natyrshëm për mbrojtjen përfundimtare.

"Përtej lumit nga Dyseldorfi, pamja nga ajri tregon qindra mjete amerikane. Interceptimet e transmetimeve radiofonike nga aleatët confirmojnë praninë e dy divizioneve amerikane. Postat vëzhguese të gjermanëve kanë dëgjuar lëvizjet e tyre duke kaluar lumin.

Asgjë nga ato që dëgjuan apo panë gjermanët ishte reale. Ishte një nga taktikat e një grupi të vogël ushtarësh amerikanë për të çorientuar armikun. Ata quheshin The Ghost Army, “Ushtria Fantazmë”. Regjisori Rick Beyer thotë se operacioni në Lumin Rin qe tepër e sukseshëm.

"Një mijë ushtarët e kësaj njësie praktikisht stimulonin aktivitetin e dy divizioneve prej 30 mijë ushtarësh dhe përpiqeshin të bindnin gjermanët se ato po kryenin sulme matanë Lumit Rin në pikë të caktuar, ndërsa në fakt sulmi do të kryhej 10 milje më tutje”.

Në dokumentar, disa nga veteranët tregojnë se si ishin përdorur zhurmat dhe efektet zanore për të çorientuar armikun. Me rëndësi ishte që transmetimet radiofonike të bëheshin saktë.

"Ishte gjithmonë përgatitja. Ishte gjithmonë informacioni i parë që do t’i dërgonim armikut, sepse ata do të dëgjonin transmetimin shumë më parë se të mbërrinin trupat. Prandaj radioja duhet të funksiononte mirë që njoftimi i lëvizjeve të mjeteve të blinduara të shoqërohej me zhurmat përkatëse, që të tingëllonte i besueshëm”.

Kudo që ndodhej,The Ghost Army paraqitej si njësi e vërtetë. Ata luanin rolin e gjeneralit dhe bënin biseda për të çorejntuar agjentët e armikut.

"Njerëzit që ishin pjesë e kësaj njësie kanë treguar histori mahnitëse”.

FilmiThe Ghost Army, “Ushtria Fantanzmë” e Rick Beyer-it thekson guximin e njerëzve, të cilët shkuan në frontin e luftës me armë manovër që vetëm bënin zhurmë për të tërhequr armikun diku, me qëllim që jeta e njerëzve të shpëtohej diku gjetkë.
XS
SM
MD
LG