Lidhje

“The Help”, fituesi i madh i cmimeve SAG

  • Zëri Amerikës

“The Help”, fituesi i madh i cmimeve SAG

“The Help”, fituesi i madh i cmimeve SAG

The Help, një film rreth pastrueseve afrikano-amerikane në vitet 1960 në shtetin amerikan të Mississippi ishte fituesi i madh i ceremonisë së 18-të të Çmimeve Screen Actors Guild apo SAG-s.

Filmi fitoi çmimin për ansamblin më të mire, aktoren më të mire që e fitoi Viola Davis dhe aktoren më të mirë në rolin e dytë Octavia Spencer. Në fjalën e pranimit të çmimit Davis tha se "njolla e racizmit dhe e seksicizmit" nuk është vetëm për njerëzit me ngjyrë apo gratë por për të gjithë.

Aktori francez Jean Dujardin u emërua aktori më i mirë për fimin pa zë The Artist, ndërsa 82-vjeçari Christopher Plummer morri çmimin si aktori më i mirë në rolin dytësor për interpretimin e tij në filmin Beginners, ku ai luan një burrë që pranon homoseksualitetin në vitet e fundit të jetës.

Fitues të dramave televizive ishin Jessica Lange si aktorja më e mire për American Horror Story dhe Steve Buscemi si aktori më i mirë për filin e HBO-së Boardwalk Empire .

Në filmat televiziv apo miniserialë, Kate Winslet fitoi si aktorja më e mirë për filmin e HBO-së Mildred Pierce, ndërsa Paul Giamatti u emërua si aktori më i mirë për filmin e HBO-së Too Big to Fail.

Mary Tyler Moore morri çmimin për arritje në karrierë nga SAG-a.

Çmimet e SAG-ës shihen si prelude e sezonit kulmor të çmimeve të Hollivudit, atyre Oscars që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG