Lidhje

”The Loving Story” , historia e heqjes së ligjit kundër martesave të përziera në SHBA


”The Loving Story” , historia e heqjes së ligjit kundër martesave të përziera në SHBA
”The Loving Story” , historia e heqjes së ligjit kundër martesave të përziera në SHBA

Kur babai kenian i presidentit Obama dhe nëna e tij amerikane u martuan në vitin 1961, martesat mes racave të ndryshme ishin të paligjshme në 22 shtete të Amerikës, thuaje në gjysmën e Shteteve të Bashkuara. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1967, kur Gjykata e Lartë hoqi ligjin kundër martesave të përziera, e që prej asaj kohe, këto martesa u quajtën të ligjshme në Shtetet e Bashkuara. Çështja në Gjykatën e Lartë ishte paraqitur nga çifti Riçard dhe Mildred Loving. Historia e tyre është subjekti i një filmi të ri dokumentar të quajtur “ The Loving Story” , i cili po shfaqet tani në festivalin e filmit Tribeka në Nju Jork, dhe do të transmetohet në platformën televizive HBO vitin e ardhshëm.

Riçard Loving ishte i bardhë, ndërsa Mildred Jeter me origjinë afrikano-amerikane. Ata u rritën në vitet 1950 në një qytet të vogël të Virxhinias, ku të bardhët dhe njerëzit me ngjyrë ishin përzierë jo zyrtarisht prej kohësh, pavarësisht ndarjes raciale. Mildret rrëfen se çdo të thoshte kjo:

“Të bardhët e të zinjtë shkonin në shkolla të ndryshme. Nuk mund të shkonin në të njëjtin restorant, këtë e dija...! Por nuk e kisha kuptuar se sa e keqe ishte kjo ndarje derisa u martova”.

Në vitin 1958 Mildred ishte 18 vjeçe ndërsa Riçard 24. Ata u martuan diku pranë qytetit të Washingonit. 6 javë më vonë, policia hyri me forcë në banesën e tyre dhe i arrestoi.

“Ishte ora 2 e mëngjesit...!”

Mildred e përshkruan atë natë në filmin dokumentar” The Loving story” , me regji të Nancy Buirskit.

“Pashë dritë, u zgjova dhe pashë një polic që qëndronte pranë shtratit. Ai na kërkoi të çoheshim dhe na tha se ishim të arrestuar”.

Çifti Loving u burgos dhe u akuzua për shkelje të ligjit kundër martesave të përziera që ishte në fuqi në shtetin e Virxhinias.

Ata u dënuan me 25 vjet dëbim nga shteti i Virxhinias.

U vendosën në Uashington dhe lindën tre fëmijë. Por Mildred ishte shumë e palumtur dhe në vitin 1963, i shkroi prokurorit të përgjithshëm të asaj kohe Robert F. Kenedi, duke i kërkuar nëse ligji i të drejtave civile mund t’i vinte në ndihmë rastit të saj.

Kenedi i tha asaj që të kontaktonte me Bashkimin e Të Drejtave Civile amerikane. Dy avokatë të rinj, Bernard S. Cohen dhe Philip J. Hirschkop, morën përsipër çështjen.

Në filmin “The Loving Story” Cohen shpjegon se me çfarë u është dashur të përballen:

“Të kundërshtoje ligjet që ndalonin martesat e përziera ishte kërcënimi më serioz për racistët e bardhë, madje dhe për ata që nuk ishin racistë, por ishin për stabilitet. Mu duk një sfidë e vështirë për një avokat, i cili kishte vetëm 2 vjet që kishte mbaruar shkollën, që të përfshihej në një çështje që pa diskutim do të bëhej një çështje madhore e të drejtave civile”.

Gjatë filmit, regjisorja Nensi Buirski thotë se çifti Lovings ishte i pabujshëm, përfaqësues të shtresës punëtore, që nuk donte publicitetin dhe vëmendjen e publikut. Kur çështja shkoi në

“Kjo nuk ishte e habitshme, duke parë se sa të tërhequr ishin me publicitetin në përgjithësi. Ata ishin një çift modest. Nuk e bënë këtë për të ndryshuar historinë; ata kurrë nuk e panë veten si heronj”.

Buirski thotë se ata u bënë heronj, përmes dëshirës së përbashkët për të qenë të martuar, dhe për të rritur fëmijët e tyre në vendin që donin më shumë.

“Ata nuk patën asnjëherë mosmarrëveshje në lidhje me këtë çështje, ishin shumë të dashuruar, dhe në një farë mënyre krijuan një steroptip, sepse ata nuk ishin aktivistë. Ata thjesht donin të kthehshin në shtëpi, të jetonin në Virxhinia me familjet e tyre”.

Më 12 qershor 1967, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, i dha të drejtë çiftit Loving dhe hoqi ligjet kundër martesave të përziera në 16 shtetet që ende e kishin atë.

Familja Loving u rikthye në qytetin e saj. Riçard ndërtoi një shtëpi ku ata kaluan gjithë jetën sëbashku. Ai vdiq në vitin 1975 në një aksident rrugor, Mildred vdiq në vitin 2008.

Që nga ajo kohë, përqindja e martesave të përziera në Amerikë ka ardhur duke u rritur. Sot rreth 15% e martesave janë me raca të përziera.

Filmi “ the Loving Story” po paraqitet tani në festivalin e filmit Tribeka në Nju Jork dhe në shkurt të vitit 2012 do të transmetohet në platformën HBO.

XS
SM
MD
LG