Lidhje

Thellohet kriza e borxheve në Evropë

  • Zëri Amerikës

Thellohet kriza e borxheve në Evropë

Thellohet kriza e borxheve në Evropë

Kriza e borxheve në Evropë u thellua sot ndërsa kostot e huave nga qeveritë që janë zhytur në borxhe vazhdojnë të rriten mes shqetësimeve se Portugalia dhe Spanja do të jenë të detyruara të kërkojnë ndihma financiare.

Investitorët shitën letrat me vlerë nga qeveritë e Portugalisë, Spanjës dhe Italisë ndërsa kostot e huave u rritën përkundrejt letrave me vlerë të Gjermanisë, ekonomia më e fuqishme e Evropës.

Norma e iteresit për letrat me vlerë të shitura nga Portugalia, Spanja dhe Belgjika arritën nivelin më të lartë që nga dalja në qarkullim e euros në vitin 1999.

Me rritjen e krizës financiare euroja ra nën vlerën e 1 presje 30 dollarëve dhe ka humbur gati 7 përqind të vlerës përkundrejt dollarit që nga fillimi i nëntorit.

XS
SM
MD
LG