Lidhje

Britani: Kryeminstrja May detajon masat për Brexit


Kryeministrja Theresa May foli sot lidhur me disa masa të reja qeverisë për të realizuar planin e Brexit-it; ajo tha se Britania do të investojë deri në vitin 2020, 2 miliardë dollarë në vit në fushat e zhvillimit dhe kërkimeve shkencore, me synimin për të ndihmuar ekonominë, ndërsa vendi largohet nga Bashkimi Europian. Këto komente zonja May i bëri në një takim të Konfederatës së Industrisë Britanike.

Investimi për shkencën mendohet të jetë hapi i parë i strategjisë së zhvillimit të vendit të kryeministres May, që synon, siç u shpreh ajo, “jo forcimin e industrive të dështuara, apo zgjedhjen e atyre më të suksesshme, por krijimin e kushteve për lindjen dhe zhvillimin e bizneseve të suksesshme.”

Ajo tha se synon që Britania të ketë “një sistem taksash pro-ndryshimeve novatore.”

Kryeministrja britanike po ashtu këmbënguli se largimi nga Bashkimi Europian do t’i japë Britanisë mundësi të reja dhe fleksibilitet për të arritur marrëveshje tragtare me vende të ndryshme të botës.

XS
SM
MD
LG