Lidhje

Thirrje për dorëheqjen e prokurorit në çështjen Stros-Kan

  • Zëri Amerikës

Thirrje për dorëheqjen e prokurorit në çështjen Stros-Kan

Thirrje për dorëheqjen e prokurorit në çështjen Stros-Kan

Një prokuror i Nju Jorkut që po merret me çështjen e sulmit seksual kundër ish-drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros Kahn i hodhi poshtë thirrjet për të hequr dorë nga posti.

Avokatët e pastrueses së hotelit e cila e akuzon zotin Stros Kahn për përpjekje për përdhunim i kërkuan Prokurorit të Distriktit të Nju Jorkut Cyrus Vance të heqë dorë nga çështja. Ata thonë se ai nxorri informacion delikat, duke dëmtuar besueshmërinë e klientes së tyre. Megjithatë, një zëdhënës i zotit Vance e hodhi poshtë kërkesën, duke e quajtur atë të pavlefshme dhe që nuk meriton vëmendje.

Të dyja palët u takuan dje në Nju Jork për të diksutuar për çështjen, e cila javën e kaluar u pasurua me infiormacione shtesë nga shtypi, pas dëshmisë së gruas, lidhur me karakterin e asaj që mendohet se ka qenë viktimë.

XS
SM
MD
LG