Lidhje

Thirrjet për ndryshime përhapen në mbarë Lindjen e Mesme

  • Karolin Presuti

Thirrjet për ndryshime përhapen në mbarë Lindjen e Mesme

Thirrjet për ndryshime përhapen në mbarë Lindjen e Mesme

“Dita e Fitores” në Kajro shënoi javën e parë në Egjipt pas largimit të Hosni Mubarakut nga posti i presidentit. Dhjetëra mijëra njerëz u mlodhën në sheshin Tahrir, aty ku nisën protestat antiqeveritare muajin e kaluar.

Thirrjet për ndryshim janë përhapur gjithandej. Egjipti pasoi Tunizinë. Portesta janë zhvilluar edhe në Jemen, Libi, Siri dhe Algjeri. Po ashtu, demonstrata ka patur edhe në Iran dhe në Bahrein, ku shumica shiite kërkon largimin e familjes mbretërore suni.

Atje, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe sulmuan një kamp të protestuesve antiqeveritarë. Së paku pesë vetë u vranë, 200 të tjerë u plagosën. Interneti u bë viktimë, po ashtu.

Grupi më i madh opozitar në mbretërinë-ishull u tërhoq nga parlamenti të enjten dhe nuk pranon të kthehet nëse mbreti nuk transformon vendin në monarki kushtetuese me qeveri të zgjedhur.

Ndërsa qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre, disa udhëheqës po bëjnë lëshime. Në Jemen, Presidenti Ali Abdullah Saleh thotë se nuk do të kandidohet për rizgjedhje – e as nuk do të zëvendësohet nga i biri – por protestuesit kërkojnë më tepër. Në Egjipt, u dhanë premtime për një qeveri dhe një kushtetutë të re.

Mishel Dan nga Fondacioni “Carnegie” për Paqe Ndërkombëtare thotë se ndryshimi është i vështirë në Lindjen e Mesme.

“Ekzekutivi, qoftë mbreti apo presidenti në secilin vend, duhet të mendojë për të ndarë më shumë pushtetin me zyrtarë të zgjedhur, me parlamente të zgjedhura e kështu me radhë. Ka shumë pushtet të përqendruar në krye të sistemit politik.”

Analistët thonë se reformat duhet të përfshijnë ekonominë, strukturën shoqërore, arsimin, por duke respektuar traditat kulturore e fetare.

Husejn Hasuna është ambasador i Lidhjes Arabe në Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se është me rëndësi që çdo shoqëri të ruajë vlerat e veta dhe jo vetëm të kërkojë vlerat, parimet e idetë që janë të huaja për të.”

Marina Otauej nga Fondacioni “Carnegie”.

“Në rastin e Arabisë Saudite, duhet filluar nga themeli dhe nuk besoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë masash kërkohen për ta shndërruar Arabinë Saudite në shtet demokratik.”

Ekspertët presin të ketë qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike të paktën në dy vende të Lindjes së Mesme tani – Egjipt dhe Tunizi. Ata thonë se vetë marrëdhëniet e tyre demokratike me qeveritë autoritare do të ndryshojnë zhvillimin e politikës arabe.

XS
SM
MD
LG