Lidhje

Irlandezët protestojnë ndaj masave buxhetore

  • Zëri Amerikës

Irlandezët protestojnë ndaj masave buxhetore

Irlandezët protestojnë ndaj masave buxhetore

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në qendër të Dublinit për të protestuar kundër planeve të qeverisë irlandeze për të reduktuar programet sociale dhe për të rritur taksat. Masat janë të nevojshme në mënyrë që Irlanda të sigurojë një paketë ndërkombëtare ndihmash prej 113 miliardë dollarësh për të përballuar borxhet masive të vendit.

Protestuesit marshuan përgjatë lumit Lifi, duke shprehur revoltim ndaj planit të kryeministrit Britan Cowen që parashikon shkurtime të programe për të reduktuar deficitin në masën 20 miliardë dollarë. Irlanda ka deficitin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas planit qeveritar, do të ulet paga minimale dhe asistenca për papunësinë, shkurtimi i 25 mijë vendeve të punës, vendosja e një takse të re për pasuritë e imobiliare dhe zgjerimi i taksës mbi të ardhurat për të përfshirë më shumë irlandezë.

XS
SM
MD
LG