Lidhje

TI: Mungesa e vullnetit politik po pengon luftën kundër korrupsionit


TI: Mungesa e vullnetit politik po pengon luftën kundër korrupsionit
TI: Mungesa e vullnetit politik po pengon luftën kundër korrupsionit

Mungesa e vullnetit politik po pengon luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Turqi, thuhet në një raport të botuar sot nga Transparency International.

Organizata e njohur që vëzhgon korrupsionin në botë, kritikon Shqipërinë për mungesën e reformave në sistemin e drejtësisë, për ndërhyrjet politike në emërimin e punonjësve të sektorit publik dhe për mungesën e një administrate profesionale dhe të pavarur në parlament.

Gjatë katër viteve të fundit thuhet në raportin e Transparency International, buxheti i drejtësisë ka ardhur duke u ulur, duke e bërë të pamundur zbatimin e reformave të premtuara. Shqipëria ka buxhetin më të ulët në gjithë Evropën për drejtësinë dhe pagat e gjykatësve janë sa gjysma e homologëve të tyre në Kosovë. Po ashtu, në Shqipëri ka gjithsej 350 gjykatës, një ndër raportet më të ulta në Evropë për frymë të popullsisë.

Gjatë dy viteve të fundit, thotë më tej Transparency International, parlamenti i Shqipërisë e ka patur të pamundur të miratojë një sërë reformash të rëndësishme për shkak të bojkotimit të opozitës.

Një sfidë tjetër për organin ligjvënës, është se vendimet shpesh merren me dyer të mbyllura, pa u konsultuar më parë. Mungojnë takimet me shoqërinë civile dhe me grupet e tjera të interesuara, ndërkohë që projekt-ligjet nuk botohen në kohë.

Sipas raportit të Transparency International ka mungesa të theksuara institucionale që nuk lejojnë zbatimin e ligjeve në secilin prej këtyre vendeve. Fakti që këto mangësi janë të përhapura në të gjitha këto vende, lë të kuptohet se mangësitë institucionale nuk janë të lidhura me reformat e papërfunduara por me mungesën e vullnetit politik që pengon zbatimin e tyre.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG