Lidhje

TI: Korrupsioni po rritet në mbarë botën


TI: Korrupsioni po rritet në mbarë botën
TI: Korrupsioni po rritet në mbarë botën

Një organizatë e njohur ndërkombëtare thotë se korrupsioni po rritet në mbarë botën, ndërkohë që anketat tregojnë se në 86 vende të botës një në katër njerëz pranon se ka dhënë ryshfet gjatë tre viteve të fundit.

Të dhënat e nxjerra nga Transparency International me bazë në Berlin u publikuan sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit të cilësuar kështu nga Kombet e Bashkuara.

Raporti vjetor thotë se pikpamjet e publikut mbi prirjet e korrupsionit janë më negative në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ku ndikimi i krizës financiare globale vazhdon të ndikojë në opinionin e publikut mbi ryshfetet. Raporti thotë se 73 përqin e evropianëve dhe 67 përqind e amerikanëve të anketuar mendojnë se korrupsioni është në rritje.

Njoftohet se ryshfetet më të mëdha janë paguar në Afrikën Nën-Sahariane, ku gjysma e të anketuarve thonë se kidhin dhënë ryshfete në 12 muajt e shkuar. Gjetjet po ashtu tregojnë se më shumë se 140 miliard dollarë janë përvetësuar ilegalisht përmes mënyrave të korrupsionit vetëm nga vendet afrikane, nga politikanët, ushtarët, njerëzit e biznesit dhe të tjerë.

XS
SM
MD
LG