Lidhje

Somalia, Afganistani, Birmania dhe Iraku - vendet më të korruptuara të botës

  • Zëri Amerikës

Somalia, Afganistani, Birmania dhe Iraku - vendet më të korruptuara të botës

Somalia, Afganistani, Birmania dhe Iraku - vendet më të korruptuara të botës

Somalia është vendi më i korruptuar, së bashku me Afganistanin, Birmaninë dhe Irakun. Transparency International botoi sot klasifikimin e përvitshëm të vendeve sipas perceptimit të banorëve për shkallën e korrupsitonit në vendet e tyre. Danimarka, Zelanda e Re dhe Singapori, janë vendet me më pak korrupsion.

Rusia është vendi më i korruptuar mes vendeve me ekonominë më të madhe në botë. Ajo renditet e 154 në listën që përfshin 178 vende. Indeksi i korrupsionit matet me pikë nga 0 për më të korruptuarat në 10 për ato pa korrupsion. Shqipëria shënon përparim të lehtë, por mbetet e fundit krahasuar me vendet e rajonit, ndërsa Kosova, e cila përfshihet këtë vit për herë të parë në klasifikim, renditet ulët, në vendin e 110 me vetëm 2.8 pikë.

XS
SM
MD
LG