Lidhje

Studim mbi financimet e fushatave nga TIA


Vetëm 5 parti politike kanë dorëzuar raporte për financat e tyre vjetore.

Organizata Transparency International publikoi sot një studim mbi ndikimin e parave në veprimtarinë e partive politike shqiptare, pjesë e një projekti të përbashkët që përfshin edhe Kosvoën, Maqedoninë, Kroacinë dhe Serbinë. Përfundimi kryesor i raportit është se Shqipëria ka një ligj të mirë për financimin e partive në nivel mesatar, por që ka një zbatim të dobët të tij në praktikë.

Përfaqësuesja e Transparency International në Shqipëri, Inesa Hila, thotë se vetëm 5 parti politike kanë dorëzuar raporte për financat e tyre vjetore, por ato asnjëherë nuk kanë dorëzuar raporte të gërshetuara mbi financat vjetore dhe financat e fushatave zgjedhore. Sipas TIA, KQZ nuk bën kontrolle mbi financat e partive, ndërsa forcat politike duhet të raportojnë edhe gjatë fushatave, dhe jo vetëm një herë në vit, ose asnjehërë.

TIA për financimin e partive politike
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:07 0:00

Antikorrupsioni është temë kryesore e kësaj fushate zgjedhore, por përfaqësuesja e Transparency International në Shqipëri, Inesa Hila, thotë se asnjë parti nuk ka publikuar ndonjë plan të detajuar si do ta luftojë këtë sëmundje të administratës dhe shoqërisë. TIA ka bërë sondazhe të ndryshme nga ka dalë se qytetarët e anketuar nuk kanë besim tek shumë nga kandidatët për deputetë.

Vëzhgues të tjerë të politikës dhe ekonomisë shqiptare mendojnë se ligji për transparencën e financimeve partiake është shumë i mirë, të gjithë mekanizmat janë, por ai thjesht nuk zbatohet. Studiuesi i çështjeve ekonomike, Bardhi Sejdarasi, thotë se KQZ ka gjithçka në dorë për të kontrolluar financimet e partive, dhe thjesht nuk e bën këtë.

Bizneset private ende kanë një shkallë të lartë informaliteti, dhe punojnë me dy bilance, apo me fshehje të fitimeve, duke fshehur edhe financimet e fushatave partiake.
XS
SM
MD
LG