Lidhje

Korrupsioni, Shqipëria bie 15 vende

  • Ilirian Agolli

Kjo organizatë vlerëson se Shqipëria është përkeqësuar me 2 pikë dhe renditet në klasifikim 15 vende më poshtë se vitin e kaluar.

Organizata e njohur Transparency International publikoi sot indeksin e perceptimit të korrupsionit për këtë vit, sipas të cilit, Shqipëria renditet me notën 33 në vendin e 113 nga 176 shtete të përfshira në studim.

Kjo organizatë vlerëson se Shqipëria është përkeqësuar me 2 pikë dhe renditet në klasifikim 15 vende më poshtë se vitin e kaluar. Transparency International Albania thotë se Shqipëria shënon kështu nivelin më negativ të deritanishëm në perceptimin e korrupsionit.



Organizata u bën apel institucioneve publike dhe agjensive të zbatimit të ligjit që të ndërmarrin reforma konkrete në luftën kundër korrupsionit. TIA vlerëson se zbatimi i ligjit në praktikë duhet të shoqërojë miratimin e ligjeve dhe standarteve të reja, ndaj qeveria duhet të reformojë administratën publike, të sigurojë pavarësinë e institucioneve dhe hetimin pa kompromis të korrupsionit.

TIA u bëri thirrje partive për një vullnet të fortë kundër korrupsionit, sepse mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë për vepra penale dhe korrupsion ka ulur ndjeshëm besimin e publikut dhe ka sjellë këtë perceptim negativ.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG