Lidhje

Tillerson, Exxon bien dakord për një paketë pensioni 180 milionëshe


Kandidati për postin e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe ExxonMobil kanë rënë dakord për një paketë pensioni prej 180 milion dollarësh.

Si shkëmbim, zoti Tillerson do të heqë dorë nga një shumë shpërblimesh prej 4 milionë dollarësh që do të merrte gjatë 3 viteve të ardhshme, ndërsa dy milionë aksione që ai ka në këtë kompani do t’i konvertohen në një pagesë të hollash.

Marrëveshja është një mënyrë që zoti Tillerson të çlirohet nga çdo konflikt interesi, siç përcaktohet nga rregullat qeveritare të etikës.

Kompania ExxonMobil tha se si rrjedhojë e marrëveshjes, paketa e pensionit për zotin Tillerson rezulton rreth 7 milion dollarë më e ulët sesa do të kishte qenë pa këto ndryshime.

XS
SM
MD
LG