Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit Tillerson në Japoni


Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson arriti në Japoni, në fillim të vizitës së tij të parë në Azi si kryediplomat i SHBA.

Gjatë turneut të tij katër-ditor në tre vende, zoti Tillerson do të përpiqet t’u japë sigurime aleatëve të shqetësuar nga zhvillimet në rajon.

Në vendet që do të vizitojë ai pritet të gjejë një ankth të përbashkët lidhur me provokimet e Koresë së Veriut, por pak marrëveshje se si mund të veprohet.

Ekzistojnë edhe pyetje pa përgjigje se ç’duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha të botës, për të zgjidhur dallimet në rritje mes tyre.

Pas Tokios, zoti Tillerson do të shkojë në Korenë e Jugut, e cila është përfshirë në trazira politike pas largimit javën e kaluar të presidentes së vendit pas një skandali korrupsioni.

Ndalesa e fundit e turneut aziatik përfshin takime me zyrtarë të lartë kinezë në Pekin.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG