Lidhje

I emëruari për Sekretar Shteti, Rex Tillerson, në seancë konfirmimi


I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, tha se Rusia paraqet rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe se “aktivitetet e Moskës kohët e fundit nuk kanë marrë parasysh interesat amerikane.”

"Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”, ndërhyrja në Ukrainë, tha zoti Tillerson gjatë seancës për konfirmimin e tij që po mbahet para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Tillerson i tha ligjvënsëve se “Aleatët tanë në NATO kanë të drejtë që alarmohen për rigjallërimin e synimeve të Rusisë” dhe shtoi se zoti Trump ka kërkuar lidhje më afërta me Moskën, për të trajtuar situatën e krijuar “në mungesë të një udhëheqjeje amerikane”.

Ai foli për “nevojën për e një dialogu i hapur dhe të sinqertë me Rusinë lidhur me ambiciet e saj” në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund planifikojnë rrugën që duhet ndjekur.

Tillerson foli edhe për rolin e Kinës në rajonin e Detit të Kinës Lindore. Ai i cilësoi veprimet e Kinës në rajon “një qëndrim i paligjshëm në rajone të debatueshme, pa respektuar normat ndërkombëtare.”

Kur e emëroi muajin e kaluar Rex Tillersonin për postin e Sekretarit të Shtetit, Donald Trump tha se ish drejtori ekzekutiv i korporatës Exxon Mobil “diti mirë si të drejtojë një korporatë botërore, diçka që është shumë e rëndësishme për ta drejtuar me sukses edhe Departamentin e Shtetit.”

Marrëveshjet e shumta që ai Tillerson patur për naftën me Rusinë, mund ta komplikojnë konfirmimin e tij në Senat, ku një numër ligjvënësish kanë ngritur shqetësime për lidhjet e tij të afërta me Presidentin rus Vladimir Putin. Në vitin 2013 presidenti rus i dha Tillersonit Medaljen e Miqësisë, me të cilën Rusia nderon të huajt.

Një numër senatorësh, mes tyre John McCain dhe Marco Rubio kanë shprehur shqetësim për lidhjet e Rex Tillersonit me Rusnë dhe Vladimir Putini.

Tillerson tha se ai mbështet sanksionet e tanishme ndaj Rusisë, derisa administrata Trump të fillojë nga puna, megjithëse ai theksoi se sanksionet nuk i vijnë në ndihmë biznesit të Shteteve të Bashkuara.

Sanksionet i kushtuan kompanisë ExxonMobil qindra miliona dollarë, pas vendosjes së tyre ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Tillerson tha se sanksionet janë "një mjet i fuqishëm", por shtoi se "synimi i tyre është të mos lejojnë qasjen e vendeve të prekura tek biznesi, investimet, llogaritë bankare dhe teknologjia amerikane."

Shqetësimet lidhur me mjedisin përbëjnë një tjetër problem për konfirmimin e zotit Tillerson.

Kur e pyetën për këtë çështje, ai pranoi se ndryshimet klimatike janë një problem i krijuar nga njeriu, por nuk dha hollësi për masat që duhen marrë për të penguar pasojat e ngrohjes globale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG