Lidhje

Tillerson, thirrje për sanksione të reja kundër Phenianit


Sekretari i Shtetit Rex Tillerson bëri thirrje për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

Ai tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se mos veprimi kundër programeve të armëve të Koresë së Veriut do të ishte me pasoja katastrofike.

Zoti Tillerson tha se komuniteti botëror duhet të rrisë izolimin financiar të Koresë së Veriut dhe tha se shpresonte veprime të mëtejshme nga Kina, partnerja kryesore tregtare e Koresë së Veriut.

Ndërkohë, qeveria e Koresë së Jugut kundërshtoi thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump që të paguajë 1 miliardë dollarë për sistemin e mbrojtjes raketore (THAAD).

Presidenti Trump tha në një intervistë se ai dëshiron zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore, por shtoi se ka mundësi që SHBA të përfshihen në një konflikt “shumë, shumë të madh” me Korenë e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG