Lidhje

Papa Françesku, Njeriu i Vitit


Revista amerikane Time zgjodhi Papa Françeskun si Njeriun e Vitit.

Time tha sot se kryeprifti i ri, ish arkipeshkv i Buenos Ajres, Jorge Mario Bergoglio, ka riformatuar imazhin e Kishës Katolike në nëntë muajt që është zgjedhur në këtë post si papa i 266-të.

Revista thotë se ai e mori emrin Françesk, nga shenjtori i përulur i Azisit dhe më pas bëri thirrje për një kishë të shërimit për masat që përballen me sëmundje, varfëri dhe trazira në jetët e tyre. Time tha se papa “është gati të transformojë" Vatikanin, që e përshkruan si “një vend ku ndryshimet duan shekuj."

Revista thotë se papa, i cili festoon 77 vjetorin javën e ardhshme, ka paraqitur një fytyrë më të afrueshme për kishën. Revista thekson se Papa Françesku ka thënë se "nuk është e nevojshme të flitet " shpesh rreth çështjeve sociale përçarëse që shesh kanë dominuar prononcimet publike të paraardhësve të tij.

Me zgjedhjen e papës si Njeriu i Vitit, Time ka kërkuar për 86 vjetë të zgjedh njeriun më me ndikim të vitit, ose disa here një lëvizje që ka dominuar ngjarjet e vitit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG