Lidhje

Faisal Shahzad pranon fajësinë mbi përpjekjet për të shpërthyer një makinë bombë në Times Square


Një burrë i lindur në Pakistan i akuzuar për përpjekje të deshtuara për të shpërthyer një makinë bombë në Times Square në qytetin New York, ka pranuar të gjitha akuzat ndaj tij.

Faisal Shahzad pranoi fajësinë të henën gjatë një seance në një gjykatë në Manhattan. Ai përballej me 10 akuza të ndryshme për armë dhe terrorizëm, përfshi përpjekjen për të përdorur armë të shkatërrimit në masë.

Shahzad tha në gjykatë se e konsideronte veten një ushtar mysliman. Ai tha se nëse Shtetet e Bashkuara nuk largohen nga tokat myslimane, përfshi Afganistanin dhe Irakun, ai dhe të tjetët do ta sulmojnë atë.

Sipas prokurorëve, 30 vjeçari me shtetësi amerikane Shahzad, u trajnua për eksplosivë nga talebanët pakistanez në pjesën perëndimore të rajonit fisnor të Vaziristanit si dhe mori 12 mijë dollarë nga bashkë-komplotisët të cilët besohet se punonin për atë grup.

XS
SM
MD
LG